Kjo fermë hyjnore në veri të Shqipërisë do t’ju ndryshojë jetën përgjithmonë!

banner
Një fermë organike, tashmë edhe për konsumatorin shqiptar
06/06/2018
IMG_3348
Mjalte lulesh te egra
03/07/2018

Kjo fermë hyjnore në veri të Shqipërisë do t’ju ndryshojë jetën përgjithmonë!

-640-0-5b1a8bceea8e3

Nuk e di në keni ngrënë ndonjëherë bukë të bërë vetë me gjalp të freskët, të saporrahur, por më besoni kur ju them që është një nga kënaqësitë e rralla të jetës. Ku të gjesh gjalp të freskët sot? Në markete ka muaj të tërë që pret në raft të blihet, e nuk prishet. Në tezgat e fermerëve s’njeh as fermerin, as bagëtinë, as kushtet ku bëhet bulmeti, të mos flasim për kushtet ku shitet. Prandaj është një kënaqësi e rrallë, sepse s’gjendet rëndom. Gjalpi i vërtetë del nga duart e dy njerëzve: nënës që jeton në fshat dhe grave të baxhos së 7 Springs Bio Farm.

-640-0-5b1a90be97e7e

Madje, tani që e mendoj, Ferma 7 Springs ia kalon duarve të nënës. Është e vetmja fermë e certifikuar bio (apo organike, janë terma të shkëmbyeshëm) në Shqipëri sipas standarteve europiane. Çdo gjë, duke nisur që nga toka, bari, ushqimi, kujdesi ndaj kafshëve, është e kontrolluar dhe organike. Nuk përdoret asnjë pesticid, asnjë pleh kimik, asnjë antibiotik, asnjë hormon, asgjë që mund të dëmtojë natyrën apo cilësinë e jetës së kafshës e si rrjedhim, produktin që del prej saj.

-640-0-5b1a8eca2819c

Me mbi 5200 hektarë kullote qe shtrihen pergjate majave te maleve me te mahnitshme qe mund te imagjinohen, atje ku  ecja pergjate tyre te le te mahnitur me ore te tera , ku syri te ze dhjetra tufa thellenzash qe te presin rrugen dhe duket sikur duan te pershendesin vizitoret shume te rralle te kesaj mrekullie natyrale , atje bashke me thellenzat e malit jetojne edhe , mijëra kokë bagëti, pula, pata dhe bletë, te cilat shihen tek kullosin shpateve te maleve.

Kete magjepsje , 7 Springs Bio Farm ka vendosur qe tua ofroje edhe klienteve te saj me te perzgjedhur .

-640-0-5b1a90c572630

Ferma 7 Springs dërgon në shtëpinë e kujtdo produkte të freksëta mishi, bulmeti, vezë dhe mjaltë. Mjafton një telefonatë, kudo të gjendeni në Shqipëri, dhe produkti bio vjen në derën tuaj. Është komoditeti që nuk dinit se ju nevojitej në jetë.

-640-0-5b1a90c1f3f29

Djathi, gjalpi dhe gjiza e deles a e dhisë, zihen me mullëz dhe përpunohen me dorë nga gratë e zonës në baxhon më të pastër që më kanë zënë sytë. Procesi është thuajse tërësisht tradicional. Sa më pak makineri dhe sa më pak automatizim për të ruajtur origjinalitetin e shijes së bulmetit natyral. Nga perspektiva e bulmet-ngrënëses jetëgjatë që nuk gjen kurrë karar, ju siguroj se produktet e 7 Springs Bio Farm mbartin në shije aromën e luleve të maleve të pashkelura. Ju ka thënë ndonjëherë dikush që s’ka si akulloret e atëhershme, me qumësht të freskët që të shkrijnë në gojë? Bulmeti i fermës 7 Springs është ekzaktësisht si të hash nga akulloret e atëhershme. Një shije e humbur sot.

-640-0-5b1a8eceb8e85

-640-0-5b1a90ca29569

Në fermën 7 Springs rriten lopë, dhi dhe dele. Për to kujdesen 13 çobanë, të cilët i shëtisin kullotë më kullotë që të ushqehen në shumëllojshmëri dhe natyra të ketë kohë të rigjenerohet. Qëllimi primar është që kafsha të jetë e lumtur, të jetojë një jetë të plotë dhe të trajtohet me respekt. Nuk theret asnjë viç, kec apo qingj qumështi pa jetuar ciklin e plote te jetes, nuk theret asgjë pa u porositur e tëra. Në faqen e Instagramit, ferma paralajmëron kur një kafshë është gati për t’u therur dhe të gjithë mund të porosisin para se kjo të ndodhë. Kështu, mishi në shtëpinë e klientit është gjithnjë i freskët dhe asgjë nuk çohet dëm.

-640-0-5b1a8ed4347af

Për sa i përket shpendëve dhe vezëve, ferma 7 Springs ndau me Anabel një sekret. Shpendët ushqehen me qumësht dhie për t’i dhënë tjetër shije mishit dhe vezëve. Kur nuk janë duke çukitur qumësht dhie, shpendët bredhin të lirë e shohin pamjen magjepsëse të maleve përballë. Pse e kaloi pula shtegun e bagetive ? Sepse ka kaq shumë për të parë nga ana tjetër.

-640-0-5b1a932074378

-640-0-5b1a932408817

Dy orë me makine larg pjesës më të madhe të fermës, në Livadhet e Hamzit në malin e Tërbunit ndodhen rreth 100 kosheret e bletëve që prodhojnë mjalt organik shumëlulësh. Natyra aty, kaq larg çdo shenje qytetërimi, është në fakt e vetmja gjë e denjë për ato bletë. Në këto livadhe, mbahen gjithashtu kope të tjera lopësh dhe dhishë, por jo delesh. Delet dhe bletët janë të bekuara, e nuk mund të rrinë bashkë. Mjalti është organik i cilësisë së parë, nga ai që fortësohet e bëhet me kokrriza kur është ftohtë. Të gjithë e dimë sa e vështirë është të gjesh mjaltë të mirëfilltë në treg, aq me teper mjalte organik. Duhet të njohësh njërin që njeh njërin që mban  koshere gjëkundi. Këto kanale janë të panevojshme tani. Me një telefonatë, mjalti i 7 Springs Bio Farm vjen në shtëpinë tuaj, në kohë për të ngrënë mëngjesin.

-640-0-5b1a932bbd236

-640-0-5b1a932834f66

Kjo fermë realisht do t’ju ndryshojë jetën. Do të vlerësoni ushqimin e vërtetë dhe do të shihni çdo gjë tjetër me skepticizëm. S’do të sëmureni më dhe mirëqenia juaj a e familjes suaj do të marrë prioritet. Telefononi në numrin e telefonit  +355 69 60 41 317 dhe +355 69 40 10 325 dhe ndiqni në Instagram e Facebook 7 Springs Bio Farm dhe hidhni hapin e parë drejt një jete të shëndetshme.

 

© Revista Anabel

Comments are closed.

Visit Us On FacebookVisit Us On Youtube