Mjalte lulesh te egra

-640-0-5b1a8bceea8e3
Kjo fermë hyjnore në veri të Shqipërisë do t’ju ndryshojë jetën përgjithmonë!
12/06/2018

Mjalte lulesh te egra

IMG_3348

1 – Informacion i pergjithshem

Mjalti ndahet ne dy Grupe te medha;
I – Mjalte Natyral
Ben pjese mjalti qe prodhohet teresisht nga aktiviteti i bleteve nuk ka asnje nderhyrje nga njeriu ne shtimin apo pakesimin e substancave qe gjenden ne te .
II – Mjalte Industrial

 

Ben pjese mjalti apo substancat kremose te fituara nga aktiviteti kimik dhe proceset e tjera industriale per krijimin e tij .

Ne Bashkimin Europian keto lloj substancash nuk lejohen te perdorin emrin Mjalte .

Mjalti Natyral klasifikohet si me poshte ;
A – Mjalte
B – Mjalte Lulesh
C – Mjalte nga „VESA“ e mjaltit
D – Mjalte hojesh
A – Mjalte
Kuptohet Mjalte i cili eshte manipuluar nga njeriu ne formen e perzierjes se llojeve te ndryshme.
B – Mjalte Lulesh
Kuptohet Mjalte , per krijimin e te cilit bletet mbledhin nektarin nga lulet e ndryshme.
C – Mjalte nga „VESA“ e mjaltit
Kuptohet Mjalte, per krijimin e te cilit bletet ne vend te nektarit mbledhin „Vesen“ e gjetheve te pemeve te ndyshme dhe njihet kryesisht me emrin Mjalte Pylli .
„VESA „- nuk eshte gje tjeter vecsa jashteqitja e insekteve qe ndodhen ne gjethet e pemeve dhe ushqehen me lengun e tyre.
D – Mjalte Hojesh
Kuptohet Mjalte qe krijohet nga bletet dhe nuk i nenshtrohen asnje nderhyrje te jashtme, si persa i perket krijimit te hojeve ashtu edhe heqjes se mjaltit ne menyre mekanike prej tyre . Hojet krijohen vetem nga dylli i bleteve dhe Mjalti pas arritjes se shkalles se pjekjes , izolohet me dyll prej tyre dhe ne kete forme i ofrohet klientit.
Nje klasifikim shume i rendesishem per shendetin e njeriut eshte klasifiimi sipas territorit te mbledhjes se nektarit apo ushqimit te bleteve ;
1 – Zona te kultivuara
2 – Zona te Egra
1 – Zona te kultivuara jane te gjitha ato territore ku njeriu nderhyn ne menyre direkte ose indirekte ne natyre dhe vecanerisht ne zhvillimin e bimesise .
Ketu bejne pjese te gjtha fushat dhe  kodrat e kultivuara me bime apo peme . Gjithashtu ketu perfshihen edhe zonat qe shtrihen rreth qendrave urbane apo fshatrave ne nje distance deri ne 5 km . Duke qene se bletet levizin ne nje rreze prej disa km dhe ndotjet urbane, pleherimi kimik dhe sperkatjet e bimeve e pemeve me pesticide kane ndikim edhe ne zonen rreth tyre , do te efektonin edhe ushqimin e tyre .
2 – Zonat e Egra
Keto jane territoret ideale per bletet .
Ketu bejne pjese te gjitha ato Zona qe kane mbetur jashte cdo influence te aktivitetit njerezor , vecanerisht persa i perket ndotjes se tyre.
Kriteri me i rendesishem per percaktimin e virgjerise se tyre eshte distanca nga zonat urbane, sa me larg prej tyre dhe sa me lart ne kuote aq me autentike jane .
Si rrjedhoje edhe mjalti qe merret prej tyre eshte i nje cilesie te pakrahasueshme me te tjeret .
Ne thelb kriteri me i rendesishem per klasifikimin e mjaltit eshte „ Veprimi Antibakterial „ i tij.
Mjalti i ketyre territoreve ndahet ne dy kategori ;
A – Mjalte Pyjesh
B – Mjalte Lulesh te Egra
A – Mjalte Pyjesh
Te ky grup ben pjese mjalti i fituar nga pyje natyrale , perjashtohet mjalti qe fitohet nga pemet e kultivuara .
Ky lloj mjalti perfshin mjalte qe merren si nga Nektari ashtu edhe nga „VESA „e pemeve te pyjeve , pasi ato jane gjithmone te kombinuara dhe varijojne ne % ne varesi te llojit te pemeve .
B – Mjalte Lulesh te Egra
Ketu perfshihen mjaltet e fituara teresisht nga Nektar i Luleve te Egra dhe qe nuk kane asnje ndikim kultivues nga njeriu .
Bimet e egra gjenden ne territorin te cilit ato i perkasin dhe brenda ketij territori nuk gjendet asnje lloj bimesie e kultivuar nga njeriu .
Ky lloj mjalti ka vlerat me te larta te „ Veprimit Antibakterial“ dhe per rrjedhoje eshte i pakrahasueshem me asnje lloj tjeter persa i perket efektit ne shendetin e njeriut.

2 – Mjalti jone korespondon teresisht me mjaltin e Luleve te Egra .

Ky eshte mjalte i fituar ne nje territor teresisht te virgjer dhe rreth 10 km larg cdo zone Urbane .
Masivi i Sucelit shtrihet mes Pukes dhe Mirdites dhe ka nje Siperfaqe prej mbi 10.000 Hektar .
 IMG_5816
IMG_5835
Bletet tona ndodhen ne kuoten 1240m dhe mbledhin nektarin ne pjesen qendrore te ketij masivi, nga kuota 1.000m dhe deri ne kuoten me te larte te tij 1.450m .
IMG_5001
IMG_4994
Bimesia e ketij territori dominohet teresisht nga Bimet Medicinale , te cilat jane nder me te kerkuarat ne tregjet farmaceutike si ne Evrope ashtu edhe ne Ameriken e Veriut .
Nder to vlejne te permenden ;
Grathteli, Lisna, Terfili Eger, Trumza e shume e shume lloje te tjera .
IMG_5825
IMG_5344
IMG_5679
IMG_5855
IMG_5883
Ne kete territor lulet e egra fillojne ne muajin Shkurt – Grathteli – dhe vazhdojne pa nderpreje duke arritur kulmin e tyre ne muajt Qershor dhe Korrik me Lisnen dhe Terfilin e Eger – dhe deri ne fillim te muajit Nentor – Trumza .
Temperaturat me te larta gjate sezonit te veres arrijne 24-27 Grade Celsius dhe lageshtia e ajrit eshte mesatarisht 40 – 50 % gje qe ndikon drejtperdrejt si ne cilesine e mjaltit ashtu edhe ne shendetin e bleteve .
IMG_5345
IMG_5346
IMG_3348
Nder kriteret kryesore per te garantuar nje cilesi te larte te mjaltit eshte ruajtja e vlerave te tij, e cila garantohet nga ruajtja dhe pjekja e tij ne temperatura sa me te uleta 25 – 30 Grade Celsius, ne asnje menyre mbi 35 Grade Celsius.
Bletet tona gjate gjithe kesaj periudhe nuk trajtohen me asnje lloj medikamenti apo ushqimi suplementar .

Comments are closed.

Visit Us On FacebookVisit Us On Youtube