1.processed-foods_377x171_E0HWJ7
Të pathënat e ushqimeve të procesuara
25/02/2017
Arben Muha
26/12/2017

Ndryshimet mes ushqimit organik dhe ushqimit natyral

Organicvegmarket-700x525
Shumë njerëz besojnë se nuk ka ndonjë ndryshim mes ushqimit organik dhe ushqimit natyral, dhe se këto dy koncete janë të njejta. Kjo nuk është e vërtetë. Nëse krahasohen termat organik dhe natyral përsa i përket kuptimit të tyre atëherë ndryshimi është i qartë.
Ushqimi organik i referohet produkteve që janë prodhuar, përpunuar dhe ruajtur sipas standardeve organike të përcaktuara nga trupat certifikuese. Ushqimet natyrale nga ana tjetër i referohen produkteve të cilat nuk janë modifikuar gjenetikisht apo nuk janë sintetizuar në ndonjë mënyrë. Pra produkte të derivuara nga bimët dhe kafshët. Ndaj një produkt natyral nuk është gjithmonë organik dhe e kundërta.
Por pyetja e rëndësishme është – “Pse disa njerëz preferojnë ushqimin organik dhe disa të tjerë preferojnë ushqimin natyral?” Kjo ndodh sepse njerëzit besojnë se sintetizimi i ushqimeve sjell ulje të vlerave ushqyese dhe përfitimeve në organizmin e njeriut.
Ndaj ata kërkojnë ushqime natyrale. Nga ana tjetër përkrahësit e ushqimeve natyrale dëshirojnë që produktet që ata konsumojnë të mos përmbajnë substanca kimike, fertilizues, pesticide dhe konservues ndaj ata zgjedhin ushqimet organike.
Kërkesa për ushqime organike është shumë herë më e madhe se ajo për ushqime natyrale. Ushqimet organike garantojnë produkte të monitoruara dhe të testuara nga agjenci ndërkombëtare.

Çfarë është ushqimi organik dhe ushqimi natyral?

Ushqimi organik: i referohet produkteve që prodhohen sipas standardeve organike. Standarde të përcaktuara qartësisht lidhur me prodhimin, përpunimin dhe ruajtjen e këtyre produkteve.
Ushqimi natyral: i referohet produkteve minimalisht të sintetizuara. Nuk ka standarde të përcaktuara apo agjenci që monitorojnë produktet natyrale.

Etiketimi i produkteve

Ushqimi organik: etiketimi organik ka pasoja ligjore. Prodhuesi duhet të përmbushë një sërë rregullash dhe certifikimesh në mënyrë që të përdorë etiketimin organik
Ushqimi natyral: etiketimi natyral përdoret lirisht nga prodhuesit dhe nuk ka mekanizma kontrolluese për këtë lloj etiketimi.

Kërkesa

Ushqimi organik: ekziston kërkesë shumë herë më e lartë për ushqimin organik se sa për atë natyral.
Ushqimi natyral: kërkesa për ushqim natyral është në rritje, por jo aq shumë sa kërkesa për ushqim organik.

Përfitimet shëndetësore

Ushqimi organik: Njerëzit preferojnë ushqimin organik sepse ai është më i sigurt se ushqimi konvencional pasi nuk përmban kimikate apo substanca të tjera të shtuara gjatë prodhimit. Studimet tregojnë se ushqimi organik përmban më shumë vlera ushqyese, më shumë antioksidantë dhe më pak substanca toksike.
Ushqimi natyral: Njerëzit preferojnë ushqimin natyral sepse ata besojnë se është më pak i përpunuar.

Çmimi

Ushqimi organik: Çmimi i produkteve organike është më i lartë se sa i produkteve jo – organike
Ushqimi natyral: Ka një çmim më të lartë se sa ushqimet e përpunuara.

Comments are closed.

Visit Us On FacebookVisit Us On Youtube