Rreth Nesh

Ferma Jonë



Produktet BIO tashmë shumë afër jush. Tek ne do të gjeni produktet më të mira Bio. Çdo produkt mban garancinë e 7 Springs Bio Farm


7 Springs Bio Farm është ferma e parë Bio në Shqipëri dhe më e madhja në Europë, e licensuar nga agjensi kombëtare dhe ndërkombëtare.Ndodhet në Gomsiqe, Leja e Dushit në veri të Shqipërisë 1000 m mbi nivelin e detit. Fokusi i fermës është tregëtimi i mishit, qumështit dhe nën produkteve të tij. Kafshët që jetojnë në fermë janë dhitë, lopët, delet, pulat, patat dhe bletët.

Ferma jonë ka kyesisht rraca vendase bagëtish, ku më të shumtat në numër janë dhitë. Produktet tona janë unike në tregun shqiptar. Unike iu referohemi cilësisë së tyre të lartë, standardeve BIO, artizanale dhe që përmbajnë 100% përbërës natyral. Produktet tona kryesore janë mishi, qumështi, vezët dhe mjalti.





Vendndodhja

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Produkte organike të çertifikuara, ne nuk përdorim lëndë kimike dhe përkushtohemi me shumë kujdes si për mirëqënien e kafshëve ashtu edhe të mjedisit përreth .
Kjo na ndihmon të prodhojmë mishin, djathin, vezët dhe mjaltin me një cilësi jashtëzakonisht të lartë .Në çdo vendim, ne përpiqemi të krijojmë një balancë dhe të marrim në konsideratë zhvillimin e të gjithë territorit dhe jo vetëm të fokusohemi në maksimizimin e fitimit.


Produktet Tona

Ne ofrojmë produktet me cilësinë më të lartë konform të gjitha standardeve europiane. Produktet tona janë mish i freskët viçi, keci, qingji, pule dhe vezë, mjaltë, djathë etj. Jemi të motivuar për të ofruar produktet më të mira BIO në treg. Misioni i 7 Springs Bio Farm është ofrimi i produkteve më cilësinë më të lartë, BIO. Qëllimi ynë është të tërheqim dhe mbajmë konsumatorë besnikë të ndërgjegjshëm për cilësinë e ushqimit.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Misioni Misioni i 7 Springs Bio Farm është ofrimi i produkteve më cilësinë më të lartë, BIO. Qëllimi ynë është të tërheqim dhe mbajmë konsumatorë besnikë të ndërgjegjshëm për cilësinë e ushqimit.

7 Springs BIO Farm



Target Grupi Në fokusin e 7 Springs Bio Farm janë njerëzit të cilët vlerësojnë alternativat më të shëndetshme, më të shijshme përkundrejt produkteve të zakonshme. Ky grup konsumatorësh preferon të gatuajë vetë dhe vlerëson ushqimin e shëndetshëm

Visit Us On FacebookVisit Us On Youtube