Shërbime

Produkte organike të çertifikuara, ne nuk përdorim lëndë kimike dhe përkushtohemi me shumë kujdes si për mirëqënien e kafshëve ashtu edhe të mjedisit përreth .

Kjo na ndihmon të prodhojmë mishin, djathin, vezët dhe mjaltin me një cilësi jashtëzakonisht të lartë .Në çdo vendim, ne përpiqemi të krijojmë një balancë dhe të marrim në konsideratë zhvillimin e të gjithë territorit dhe jo vetëm të fokusohemi në maksimizimin e fitimit.

Toka është në transformim të vazhdueshëm dhe ne e trajtojmë fermën si një organizëm i gjallë. Kafshët tona kullosin në mal 10 muaj gjatë gjithë vitit dhe përveç kësaj ato ushqehen me ushqim të shëndetshëm organik pa pesticide, plehra kimike dhe OMGJ.

Ato trajtohen nga homeopatia, në kushtet e jetesës së përshtatur për respektimin e mirëqenies dhe stresit të tyre, nuk ka antibiotikë dhe nuk përdoren hormonet e rritjes.


Shërbim transporti në shtëpi(Shqipëri)
Ne garantojmë një shërbim të sigurt përgjatë gjithë procesit të transportit përmes mjeteve tona frigoriferike. Të gjithë produktet tona janë të paketuara hermetikisht individualisht, duke bërë të mundur që ato të mbërrijnë në shtëpitë tuaja në gjendje perfekte.
Pas therjes
Mishi mbahet i varur në dhomat tona frigoriferike për rreth 28 - 30 ditë. Ky proces përmirëson cilësinë dhe shijen e mishit

Visit Us On FacebookVisit Us On Youtube