Të ushqehesh vërtet Bio, premtimi i fermës organike shqiptare, ndër më të mëdhatë në Evropë

DSC_4048
Ferma e Parë Blegtorale e Çertifikuar Bio – Histori Suksesi në Alpet e Veriut
06/06/2018
banner
Një fermë organike, tashmë edhe për konsumatorin shqiptar
06/06/2018

Të ushqehesh vërtet Bio, premtimi i fermës organike shqiptare, ndër më të mëdhatë në Evropë

-780-0-1486045061ferme

Mes Vaut të Dejës, Shkodrës dhe Pukës, ndodhet një nga fermat më të mëdha të certifikuara Bio në Evropë. Ajo shtrihet 1000 m mbi nivelin e detit dhe kilometra të tërë larg zonave të banuara, duke iu dhënë bagëtive të imëta, gjedhëve, por edhe bletëve dhe shpendëve, një terren krejtësisht natyral e të pandotur për t’u ushqyer dhe rritur sipas ciklit natyral. Me këtë cilësi maksimale dhe 100 për qind organike janë edhe produktet e bulmetit, mishit, mjalti dhe vezët që prodhohen nga kjo fermë.

Ferma emërtohet “7 Springs Bio Farm”, për shkak të shtatë burimeve natyrore që rrethojnë terrenin dhe që furnizojnë depozitat e ujit në sipërfaqen e saj. Ky mal ishte lënë i shkretë për shkak të mungesës së ujit, por pas ndërtimit të rezervuarëve, u bë e mundur shndërrimi i tij në një nga fermat më të mëdha në Evropë, të certifikuar sipas Standardit Organik.

Eksperti ndërkombëtar i produkteve organike Eric Meli, ka vizituar fermën duke shprehur habinë e tij përballë një sipërfaqeje kaq të madhe e kaq natyrale që nuk e kishte parë në asnjë vend të Evropës, gjatë udhëtimeve të tij të shpeshta e ku bagëtitë kanë mundësi të kullosin në natyrë gjatë gjithë vitit.

Termi Bio në ditët tona është i keqpërdorur. Standardet për arritjen e tij janë vërtet shumë të larta dhe sigurisht nuk gjenden në të gjitha produktet që reklamohen si të tilla, por 7 Springs Bio Farm, ka siguruar licensën dhe ofron garancinë që produktet e saj janë 100 për qind organike.

Çfarë do të thotë kjo?

-Ndër të tjera, në fermë Bio, nuk përdoren pesticide apo plehra kimike

-Kafshët nuk trajtohen me antibiotikë dhe ushqimi i tyre sigurohet nga terreni i egër

-Sipërfaqja e kullotës duhet të plotësojë kushtin në 1 ha, 2 lopë ose 2 dema, ose 13 dhi apo dele. Ndërkaq në 7 Springs Bio Farm, ky numër bagëtish kullot në një sipërfaqe që shkon deri në 2 ha.

Gjithsej, në këtë fermë, janë rreth 2000 bagëti të imëta dhe 250 lopë e dema, të cilët rriten krejt natyralisht, pa u ndarë të vegjëlit nga mëma.

Një nga aspektet më të rëndësishme të mishit është sasia e Omega 3 që siguron ai dhe që te kafshët e rritur në kushte natyrore është maksimale. Omega 3 është një acid yndyror esencial për njeriun, shumë i rëndësishëm për shëndetin që merret me ushqimin, ndërsa Omega 6, nëse merret me shumicë, rrezikon shëndetin. Në mishin e Fast Food-eve, Omega 6 gjendet 50 për qind më shumë, në mishin e bagëtive të rritura në stalla, 21 për qind më shumë. Në këtë fermë, përqindja është në nivelin optimal dhe garanton mbrojtjen nga të gjitha sëmundjet.

Në fermë ka edhe mjaft koshere bletësh, të cilat janë kilometra të tërë larg zonave të banuara, ndryshe nga ç’ndodh zakonisht dhe mjalti i tyre është ndër më kurativët. Në këto male rriten edhe shumë bimë medicinale, përfshirë edhe trumzën, kështu që, veç që është bio, mjalti i kësaj ferme është mjaltë trumze, një nga më kurativët.

Njëlloj natyralisht rriten edhe shpendët shtëpiakë. Ndërkaq, në fermë po punohet për rikthimin e bimësisë së dikurshme. Menaxherja Lorena Mere, sqaron që në këtë fermë, edhe përpunimi, ruajtja dhe shpërndarja e produkteve të mishit dhe bulmetit bëhet sipas të gjitha standardeve evropiane të produkteve bio.

Vetëm që kur flasim për një fermë organike, nuk mund të flasim për sasi. Kështu që kjo fermë nuk ka një dyqan, por vetëm një faqe interneti, www.7springsfarm-bio.eu, ku çdo klient mund të bëjë porosinë e produkteve të sezonit duke pasur garancinë që do të marrë vërtet ushqime natyrale, të shëndetshme, të padëmshme, me shijen e dikurshme.

 

©Revista Class

Comments are closed.

Visit Us On FacebookVisit Us On Youtube